Aktualitet

Bojkoti i Mjekësisë/ Studentët: Kemi mbështetjen e prindërve, nuk kthehemi në auditor

Sipas studentëve mësohet se ata kanë marrë dhe mbështetjen e prindërve për protestën në mbështetje të kërkesën për heqjen e tarifës që penalizon ekonominë e tyre familjare.

18 Tetor 2023, 11:15 Nga h.k
Bojkoti i Mjekësisë/ Studentët: Kemi mbështetjen e
Protesta e studenteve te Mjekesise

TIRANË-Studentët e Fakulteti të Mjekësisë kanë dalë në protestën e radhës ditën e sotme, duke vijuar javën e tretë të bojkotit. Protestuesit vazhdojnë kundërshtimin për nënshkrimin e kontratës dhe kërkojnë pezullimin e ligjit.

Disa prej tyre janë shprehur sot “se do të vazhdojnë bojkotin dhe kërkojnë një reagim nga institucionet”. Sipas studentëve mësohet se ata kanë marrë dhe mbështetjen e prindërve për protestën në mbështetje të kërkesën për heqjen e tarifës që penalizon ekonominë e tyre familjare.

Ne jemi kokëfortë ndaj bojkotit, do ngulmojmë në atë që kërkojmë, të kemi një shenjë jete nga instancat më të larta, nëse nuk ka asnjë reagim, do vazhdojmë bojkotin. Kemi pedagogë në mbështetjen tonë. Janë pro nesh, pro kauzës, na kanë thënë që të vazhdojmë të ngrihemi, të ngremë zërin për vete”- është shprehur një nga studentet për mediat.

Nga ana tjetër ajo shprehet se "do të vazhdojë të mos shkojë në auditore dhe nuk do të lërë pas mësimet edhe pse do të jetë duke protestuar".

Prindërit e mi, janë shumë suportiv dhe janë pro nesh, më kanë dërguar me mirëbesim, me shpresën se do ia dal. Nuk kanë mundësi për ta paguar familja ime tarifën, vij nga një familje e thjeshtë, është goxha e lartë, jemi të vendosur për të vazhduar në rrugën që kemi nisur. Ne mundohemi që të mësojmë vetë, vazhdojmë të lexojmë në shtëpi”, përfundoi studentja.  

protesta e studenteve te mjekesise

Sondazh

Poll