Aktualitet

26-vjeçari qëllon me armë zjarri pranë banesës së dy vëllezërve në Vorë, Policia nis kërkimet për gjetjen e tij

ë kërkim është shpallur Luan Lama i cili ka qëlluar më armë në ajër si kundërpërgjigje ndaj vëllezërve Erjon Allmeta dhe Blerim Allmeta.

18 Tetor 2023, 09:39 Nga A.B
26-vjeçari qëllon me armë zjarri pranë banesës
Policia

TIRANË- Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia. Në kërkim është shpallur Luan Lama i cili ka qëlluar më armë në ajër si kundërpërgjigje ndaj vëllezërve Erjon Allmeta dhe Blerim Allmeta.

Konflikti mes Lamas, dhe vëllezërve Allmeta ka qenë për shkak të debateve të çastit. Pasi janë konfliktuar, Luan Lama ka shkuar në banesën e tij për të marrë armën e zjarrit dhe më pas është afruar pranë banesës së vëllezërve Allmeta dhe ka qëlluar në ajër.

Dy vëllezërit Allmeta kanë qenë shokë me Luan Laman, ndërsa një konflikt i çastit ka çuar në përplasjen me armë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit L. L., 26 vjeç, banues në Domje, pasi më datë 16.10.2023, rreth orës 23:00, në fshatin Domje, Vorë, gjatë një konflikti me shtetasit E. A., 34 vjeç dhe B. A., 29 vjeç, (vëllezër), dyshohet se ka qëlluar në ajër, me armë zjarri, në afërsi të banesës së dy vëllezërve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

policia tirane luan lama blerim allmeta erjon allmeta

Sondazh

Poll