Sport

Ernest Muçi: “Më pëlqen të jem sulmues i dytë, për Kombëtaren në çdo pozicion"

“Shpresoj të jem në vazhdimësi pjesë e Kombëtares dhe të bëj më të mirë”.

17 Tetor 2023, 22:08 Nga DOSJA
Ernest Muçi: “Më pëlqen të jem sulmues i dytë,

TIRANE - Ernest Muçi realizoi një gol spektakolar në miqësoren me Bullgarinë, duke fiksuar fitoren 2-0. Në intervistën pas ndeshjes, sulmuesi i Legias foli për pozicion që i pëlqen më shumë në fushë.

Luajte në disa pozicione, ku ndihesh më mirë?

Me trajnerin kam folur për pozicionin, më mirë ndihem te pozicioni numër “10”, sulmues i dytë, por te klubi luaj ndryshe. Sot u provave në krahun e majtë dhe në qendër. Për Kombëtaren luaj në çdo pozicion, mjafton të fitojmë.

E ndjen veten se je pjekur më shumë?

Çdo futbollist dëshiron të bëjë sa më mirë. Duhet të bëj sa më mirë në klubin tim dhe pastaj në Kombëtare. Shpresoj të jem në vazhdimësi pjesë e Kombëtares dhe të bëj mirë.

Ke shumë potencial, për t’u bërë i rëndësishëm, mos vallë duhet të jesh më determinant?

Besoj se duhet të marr më shumë përsipër. Sot shënova dhe shpresoj të bëj më mirë në ndeshjet e radhës.

Ke drojë për të dalë para kamerave? Nuk del shpesh?

Nuk kam drojë, që tani e tutje do të dal më shumë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll