Politike

 “Po e ngre gotën time për Shqipërinë”/ Macron flet në shqip: Rroftë miqësia jonë

Në fund të fjalimit që mbajti në nisje të darkës së shtruar për atë, në pallatin e Brigadave, Macron theksoi se gotën e tij po e ngre për vizionin që ka Franca për Shqipërinë. Po

16 Tetor 2023, 22:49 Nga I.A
 “Po e ngre gotën time për Shqipërinë”/
Emmanuel Macron

TIRANË- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur në gjuhën shqipe gjatë vizitës së tij në vendin tonë. Në fund të fjalimit që mbajti në nisje të darkës së shtruar për atë, në pallatin e Brigadave, Macron theksoi se gotën e tij po e ngre për vizionin që ka Franca për Shqipërinë. Po ashtu ai shtoi në fjalët e tij 'Rroftë Shqipëria' dhe miqësia franko-shqiptare.

“Për ta mbyllur po e ngre gotën time për këtë vizion entuziast që kemi ne për vendin tuaj. Për Shqipërinë, popullin shqiptar, për lidhjet e ngushta dhe kaq të veçanta që na bashkojnë, për Evropën. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, tha Macron.

emmanuel macron

Sondazh

Poll