Politike

Integrimi, Von der Leyen: Duhet tu japim ritëm reformave të kërkuara nga BE

Po ashtu ajo ka theksuar se nuk mund të ketë një datë të saktë për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE.

16 Tetor 2023, 18:58 Nga I.A
Integrimi, Von der Leyen: Duhet tu japim ritëm reformave të
Ursula von der Leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet që tu japin ritëm reformave të kërkuara nga Bashkimi Evropian. Në një konferencë për mediat, Von der Leyen, theksoi se një nga pikat është rritja dhe dyfishimi i ekonomisë dhe pontencialit të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu ajo ka theksuar se nuk mund të ketë një datë të saktë për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE. 

“Vitin e kaluar kam thënë se procesi i Berlinit do të jetë në duar të mira dhe kam pasur të drejtë. Pavarësisht këtij optimizmi ka shumë për t’u bërë. Duhet t’u japim ritëm reformave të BE. Të rrisim dhe të dyfishojmë potencialin dhe ekonominë për Ballkanin Perëndimor. Prandaj duhet ta përfshijmë ballkanin drejt tregut të përbashkët në 7 pika të rëndësishme. Duhet që BE të plotësojë atë që është tregu i përbashkët rajonal. Duhet që vendet e BE të hapen fillimisht ndaj njëri-tjetrit dhe të hapen plotësisht sa i përket ekonomisë”, tha Von der Leyen.

ursula von der leyen samiti i procesit te berlinit

Sondazh

Poll