Politike

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë/ Mediat e huaja: Ballkani Perëndimor në një treg të përbashkët europian

Mediat serbe janë ndaluar vecanërisht në deklaratat për sanksione ndaj Serbisë për sulmin në Kosovë dhe nga ana tjetër ato greke kanë përmendur fjalët e Kryeministrit të Greqisë Mitsotakis lidhur me çështjen Beleri.

16 Tetor 2023, 18:37 Nga h.k
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë/ Mediat e huaja: Ballkani
Samiti i Berlinit

TIRANË-Mediat e huaja kanë paraqitur zhvillimet në Samitin e Procesit të Berlinit ditën e sotme në Tiranë. Reagimet e prestigjiozeve të huaja kanë zbardhur bisedat e tryezes nga tregu i përbashkët për Ballkanin Perëndimor dhe mesazhet e liderëve.

Mediat serbe janë ndaluar vecanërisht në deklaratat për sanksione ndaj Serbisë për sulmin në Kosovë dhe nga ana tjetër ato greke kanë përmendur fjalët e Kryeministrit të Greqisë Mitsotakis lidhur me çështjen Beleri.

AP dhe ABC Neës i janë referuar temave kryesore në bisedimet vjetore të quajtura Procesi i Berlinit janë integrimi i Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm dhe mbështetja e transformimit të tyre të gjelbër dhe digjital. Kombet në rajon janë Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

samiti i procesit te berlinit ne tirane

Sondazh

Poll