Politike

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: U mbyll me diskutime të frytshme, BE është bekim

Po ashtu ai e ka quajtur Bashkimin Evropian një bekim që po shtyn Ballkanin më pranë tyre. 

16 Tetor 2023, 18:39 Nga I.A
Samiti i Procesit të Berlinit, Rama: U mbyll me diskutime të frytshme,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në mbyllje të samitit të Procesit të Berlinit. Në një konferencë për mediat nga Piramida e Tiranës, Rama ka theksuar se ky samit u mbyll me diskutime të frytshme. Po ashtu ai e ka quajtur Bashkimin Evropian një bekim që po shtyn Ballkanin më pranë tyre. 

"Samiti u mbyll me diskutime të frytshme, me shkëmbime të hapura dhe ndjenjë të vërtetë miqësie. Nuk do gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falënderuar kancelarin, i cili qe i hapur për ta sjellë këtë proces jashtë kufijve të BE. Po ashtu për të falënderuar presidenten. Ky është një moment i vështirë për këdo, për shkak të krizave të një pas njëshme që kanë goditur të gjithë ne. Këta dy gjermanë krahë meje kanë orare e afate të përcaktuara, kështu që nuk dua të marr nga koha e tyre. Pranoni mirënjohjen time për gjithçka po bëni për ne dhe që jeni një fuqi e qetë mbresëlënëse që këmbëngulini për të shtyrë BE dhe Ballkanin për të ardhur më pranë njëri-tjetrit”, tha Rama.

edi rama samiti i procesit te berlinit

Sondazh

Poll