Politike

VIDEO/ Reagimi instiktiv i Mark Rutte dhe Charles Michel kur Angjelin Preljocaj i thotë Ramës: Edi je i çmendur

Gjatë prezantimit të idesë së koreografisë Preljocaj, tregoi se Rama i kishte thënë vetëm disa ditë më parë në lidhje me këtë samit dhe se nuk kishte kohë të mjaftueshme për ta përgatitur.

16 Tetor 2023, 16:35 Nga I.A
VIDEO/ Reagimi instiktiv i Mark Rutte dhe Charles Michel kur Angjelin Preljocaj
Koreografia

TIRANË- Liderët e rajonit dhe udhëheqësit e BE-së, janë pritur me një shfaqje baleti në ambientet e Kryeministrisë para nisjes së punimeve të samitit. Vallëzimi është bërë nga koreografi shqiptaro-francez Angjelin Preljocaj me kërkesë të kryeministrit Edi Rama. Gjatë prezantimit të idesë së koreografisë Preljocaj, tregoi se Rama i kishte thënë vetëm disa ditë më parë në lidhje me këtë samit dhe se nuk kishte kohë të mjaftueshme për ta përgatitur. Po ashtu theksoi se e kishte pyetur Ramën nëse është i çmendur që ia kërkoi këtë, në kaq pak kohë. Ndërkohë që në momentin që Preljocaj e thotë këtë, dy liderët, Mark Rutte dhe Charles Michel shohin njëri-tjetrin në sy si për ta konflirmuar dhe qeshin.

Pjesë nga biseda:

Rama: Një shqiptaro francez një yll i shndritshëm në botën e baletit bashkëkohor. Ai u largua nga Shqipëria kur ishte në barkun e nënës. Dhe aty mësoi të vallëzonte se prindërit e tij u arratisën mes maleve ndërsa Franca e adoptoi

Perlocaj: Faleminderit që patët durimin të ndiqnit diçka të vogël. I thashë, Edi je i çmendur, mendon se bëj gjëra për 24 orë? Më pas solla 2 balerinët e mi këtu dhe dje nisëm të punonim u përpoqëm të bashkonim artin e pikturës dhe baletit. Dua të falënderoj Edin që ma dha këtë mundësi.

Rama: I thashë do shkojë mirë, sepse Ballkani Perëndimor pikturon, BE-ja vallëzon. U mundova të rregulloj dhe motin se s’mund ta nisnim samitin me motin e Britanisë apo të Holandës.

 

angjelin preljocaj edi rama samiti i procesit te berlinit charles michel mark rutte

Sondazh

Poll