Politike

FOTOLAJM/ Samiti i Procesit të Berlinit, Igli Hasani mirëpret në Tiranë presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel

Ai është pritur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. 

16 Tetor 2023, 08:48 Nga a.l
FOTOLAJM/ Samiti i Procesit të Berlinit, Igli Hasani mirëpret në
Igli Hasani

TIRANË-  Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mirëpritur në Tiranë presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së. Ai është pritur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. 

"Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ????????, @IgliHasani , mirëpret në #Tiranë Presidentin e Këshillit Europian ????????, @CharlesMichel, në kuadër të Samitit #BerlinProcess , që zhvillohet për herë të parë në një vend të #BB", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme. 

Kush do të marrë pjesë në samit? 

Tirana mirëpret sot për herë të parë Samitin e Procesit të Berlinit, i cili zhvillohet jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare. Në këtë samit, do të marrin pjesë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti dje në Tiranë, ndërsa i pranishëm në samit do të jetë edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Nuk mund të mungonte kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit. Në punimet e samitit pritet të marrë pjesë edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë.

Ndërkohë, të pranishëm do të jenë edhe 6 përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe kryeministrin Edi Rama. Për herë të parë, që pas përplasjeve me Ramën, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga radhët e Serbisë pritet që të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabiç dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç. 

samiti ne tirane igli hasani

Sondazh

Poll