Politike

Reforma Zgjedhore/ Balla mesazh PD: Kodi i ri do të kalojë përmes Komisionit, keqardhje për qëndrimin! (VD)

26 Tetor 2019, 13:24 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Balla mesazh PD: Kodi i ri do të kalojë përmes

ELBASAN– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla prezantoi në Elbasan vendimin e Kryesisë së PS për bashkëdrejtimin e Organizatave Socialiste.

Në një deklaratë për mediat nga Elbasani, numri dy i PS, Taulant Balla u shpreh se secila prej 5000 organizatave socialiste në territor të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua.

Sipas Ballës, është për të ardhur keq për qëndrimin vijues destruktiv të Partisë Demokratike ndaj Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, duke dalë hapur kundër detyrave të vendosura nga Bundestagu gjerman. Deklarata e Ballës vjen një ditë pas reagimit të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha se dialogu për draftin duhet të jetë jashtë parlamentit.

Deklarata e plotë e Taulant Ballës:

Secila prej 5000 organizatave socialiste në territor të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua. Më 16 Nëntor votohen sipas parimit 1 anëtar 1 votë delegatët e Kongresit të PS.
Janë ngritur komisionet e zgjedhjeve në PS për çdo bashki dhe njësi administrative.

Keqardhje për qëndrimin vijues destruktiv të Partisë Demokratike ndaj Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, duke dalë hapur kundër detyrave të vendosura nga Bundestagu gjerman.

Lidhur me Reformën Zgjedhore, Bundestagu kërkon që “të merret vendim për reformën zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR, sigurimi i një financimi transparent të partive dhe fushatave zgjedhore si dhe të bazohet në rezultatet e Komisionit ad-hoc të Reformës Zgjedhore”. E qartë kristal: vetëm përmes përfshirjes në Komision duhet të vijojë puna për përmbylljen e kësaj Reforme.

Padyshim është i domosdoshëm konsultimi i të gjithë partive politike, por Kodi Zgjedhor do të kalojë përmes Komisionit dhe më pas pa humbur kohë në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo duhet të jetë e qartë për këdo.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike qendrimi i pd reforma zgjedhore taulant balla qendrimi i pd reforma zgjedhore taulant balla

Sondazh

Poll