Politike

Drejtori i ri i Portit të Durrësit, Berisha: E futi djalli mafioz, ja si e përdor Ndragheta për transport droge

26 Tetor 2019, 13:42 Nga DOSJA
Drejtori i ri i Portit të Durrësit, Berisha: E futi djalli mafioz, ja

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me emërimin e drejtorit të ri në Portin e Durrësit, Pirro Vëngu, pas dorëheqjes së Agron Tares.

Sipas ish-kryeministrit Vëngu është vënë në atë post nga Ëngjëll Agaçi, të cili Berisha e quan djalli-mafioz.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan më tej se Vëngu përdoret si ndërlidhës kryesor i Ndraghetës në të dy anët e Adriatikut.

 Ish-kryeministri shton gjithashtu se Porti i Durrësit sipas tij është kthyer në destinacionin numër një për transportimin e kokainës në Europë.

Mesazhi i Berishës:

Supermafiozi Don Djall Agacio i mbeshtetur nga Edvin Mafia rremben portin e Durresit!

Miq, pas doreheqjes se rrufeshme dhe te papritur te drejtorit te Portit te Durresit nga shkaqe tejet enigmatike, ai, si asnjehere ne kater doreheqjet e meparshme, zevendesohet me urgjence nga konfidenti i Don Djall Agaçios, perfaqesues kryesor dhe nderlidhes i mandatuar i Ndragetes ne te dy anet e Adriatikut.
Porti i Durresit sot eshte porti nr nje i destinacionit te kokaines ne Europe. Thuhet se zevendesimi i rrufeshem i ish drejtorit Tare me P.Vëngun u be nga Don Djall Agaçio me mbeshtetjen e direkt Edvin Mafise. Sb

Agron Tare dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Portit të Durrësit dhe në vend në tij është vendosur Pirro Vëngu. Në njoftimin e tij Tare ka deklaruar se ka dhënë dorëheqjen për të vijuar rrugëtimin profesional. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dorëhiqet agron tare engjell agaci pirro vengu sali berisha dorëhiqet agron tare engjell agaci pirro vengu sali berisha

Sondazh

Poll