Art&Argëtim

Gold Ag arrestohet në Greqi: Më mbajtën deri në mëngjes

Gold AG iu ka kërkuar falje fansave të tij pasi koncertet e tij për sot dhe nesër janë anuluar.u

14 Tetor 2023, 22:22 Nga I.A
Gold Ag arrestohet në Greqi: Më mbajtën deri në mëngjes
Gold AG

GREQI- Këngëtari shqiptar me prejardhje nga Lugina e Preshevës, Arian Agushi i njohur me emrin artistik “Gold AG” është nbdaluar nga policia e Greqisë. Lajmin e ka dhënë vetë reperi, ku me anë të një postimi në Instastory, ai tregon se shkak për arrestimin e tij janë bërë këngët patriotike. Gold AG iu ka kërkuar falje fansave të tij pasi koncertet e tij për sot dhe nesër janë anuluar.

Njoftimi i plotë:

Lajmërim për shqiptarët në Greqi Mbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë.Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend.Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia.Shpresoj që shihemi herav tjera.Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat ,por emra nuk kemi qit.E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale.Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se … S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR 

Gold Ag arrestohet në Greqi: Më mbajtën deri në mëngjes
Posimi

arian agushi gold ag

Sondazh

Poll