Art&Argëtim

Pagoi 4 burra për t’i rrëmbyer djalin, Cher 'thyen heshtjen' për akuzat, çfarë ndodhi në të vërtetë?

Natën e 30 nëntorit, King pohoi në gjykatë, se katër persona hynë në dhomën e tyre të hotelit dhe e kapën me forcë Elijan. Ajo gjithashtu pretendon se rrëmbyesit janë punësuar nga Cher.

13 Tetor 2023, 11:00 Nga a.l
Pagoi 4 burra për t’i rrëmbyer djalin, Cher 'thyen
Cher

SHBA- Këngëtarja e famshme, Cher do të përballet me akuza të rënda në Gjykatë, pasi ndaj saj është ngritur një padi. Ajo dyshohet se ka organizuar rrëmbimin e djalit të saj në vitin 2022.

Daily Mail publikoi dokumente gjyqësore për incidentin që ndodhi në nëntor të një viti më parë, kur Elijah Blue Allman, djali i yllit të madh dhe Mariangela King aka Queenie nga grupi rock KING u përpoqën të shpëtonin martesën e tyre.

Natën e 30 nëntorit, King pohoi në gjykatë, se katër persona hynë në dhomën e tyre të hotelit dhe e kapën me forcë Elijan. Ajo gjithashtu pretendon se rrëmbyesit janë punësuar nga Cher.

Në të njëjtat informacione thuhet se Eliza gjashtë muajt e fundit ka qëndruar në hotelin e famshëm Chateau Marmont në Los Angeles, cka ngre dyshime se ka qenë ajo që ka organizuar rrëmbimin e Elijah-s.  Cher i mohoi thashethemet. Megjithatë, ajo tha se me të vërtetë ka ndërhyrë që djali i saj t’i nënshtrohet detoksifikimit.

“Unë kam të njëjtin problem si miliona njerëz të tjerë në SHBA. Unë jam nënë. Kjo është puna ime, në një farë mënyre, të përpiqem të ndihmoj fëmijët e mi. Ju bëni gjithçka për fëmijët tuaj,” i tha ajo People.

 “I ndihmoni sa herë që mundeni, thjesht e bëni sepse kjo është ajo që do të thotë të jesh nënë. Por është një gëzim, edhe nëse ju dhemb kryesisht, kur mendoni për fëmijët tuaj, ju thjesht buzëqeshni dhe i doni ata dhe përpiqeni të jeni aty sa herë që ata kanë nevojë për ju”, vazhdoi ajo.  

cher

Sondazh

Poll