Aktualitet

Flet Dritan Goxhaj pas daljes nga burgu: Lirinë nuk e kisha humbur

Goxhaj ka folur pas daljes nga burgu, përpara Gjykatës së Apelit Tiranë dhe ka shprehur falenderimit dhe sigurinë se do të lirohej. 

10 Tetor 2023, 18:12 Nga h.k
Flet Dritan Goxhaj pas daljes nga burgu: Lirinë nuk e kisha humbur
Dritan Goxhaj

TIRANË-Ish-anëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj është liruar ditën e sotme nga Gjykata e Apelit Tiranë.  Goxhaj ka folur pas daljes nga burgu, përpara Gjykatës së Apelit Tiranë dhe ka shprehur falenderimit dhe sigurinë se do të lirohej. 

"Dua t'ju them qe lirinë nuk e kishim humbur asnjëherë, as unë as Uçk dhe as ata të tjerët që janë në Hagë, ishte tentativë për të na trembur e për të na thënë e mbushur mendjen se nuk ishim në rrugë të drejtë. Sot arritëm tju tregojmë sërish se jemi në rrugën e drejtë dhe kemi luftuar drejtë", tha Goxhaj.

Goxhaj është liruar ditën e sotme në seancën 10 tetorit 2023, ku ishte i pranishëm bashkë me avokatin e tij Ardjan Vishaj, i cili apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës për ekstradimin e tij. Ka qenë gjyqtari Gent Shala, i cili ka vendosur refuzimin e ekstradimit për Goxhajn dhe ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm.

dritan goxhaj

Sondazh

Poll