Aktualitet

‘Po na vrisni të ardhmen’/ Kundër projektit ‘Thumanë-Kashar’, banorët e Bërxullës në protestë, iu bashkohen fëmijët

Banorët kanë marrë në tubim edhe fëmijët e tyre, ndërkohë që këta të fundit kanë bojkotuar sot shkollën.

10 Tetor 2023, 08:28 Nga A.B
‘Po na vrisni të ardhmen’/ Kundër projektit
Protesta

TIRANË- Banorët e Bërxullës po protestojnë ditën e sotme në shenjë kundërshtie për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar. Këtë radhë, banorët kanë marrë në tubim edhe fëmijët e tyre, ndërkohë që këta të fundit kanë bojkotuar sot shkollën.

Këta të fundit me pankarta në dorë me mbishkrime ‘Po na vrisni të ardhmen’, ‘Prona është pasuria jonë’, etj,. kanë bllokuar rrugën.

‘Po na vrisni të ardhmen’/ Kundër projektit

Në vendngjarje ka prani të madhe të forcave policore./Dosja.al

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll