Aktualitet

Do ekstradohet apo jo? Mbahen sot dy seanca gjyqësore për ish-anëtarin e UÇK-ës, Dritan Goxhajn

Seanca e parë gjyqësore do të mbahet në orën 9:45, ku do të vendoset nëse do të ekstradohet apo jo, ndërsa i dyti për revokimin e masës së sigurisë.

10 Tetor 2023, 07:47 Nga A.B
Do ekstradohet apo jo? Mbahen sot dy seanca gjyqësore për
Dritan Goxhaj

TIRANË- Ditën e sotme, ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj do të dalë para gjykatës. Ndaj tij do të mbahen dy seanca gjyqësore. Seanca e parë gjyqësore do të mbahet në orën 9:45, ku do të vendoset nëse do të ekstradohet apo jo, ndërsa i dyti për revokimin e masës së sigurisë.

Goxhaj, i cili është arrestuar për llogari të Gjykatës Speciale, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës./Dosja.al

dritan goxhaj

Sondazh

Poll