Aktualitet

Shitja e ilaçeve të spitalit në farmaci, Agjencia Kombëtare e Barnave ngre grup pune

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”,-thuhet në njoftimin e policisë.

9 Tetor 2023, 23:00 Nga I.A

Shitja e ilaçeve të spitalit në farmaci, Agjencia

GJIROKASTËR- Pas denoncimit në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan që tregoi me zë dhe figurë sesi medikamentet për përdorim ekskluziv në spitalin e Tepelenës, shiteshin në farmaci private dhe nën dorë, janë proceduar penalisht shefja e Shërbimit, Klodiana Gjonçaj dhe kryeinfermierja e spitalit, Nadmira Zeka.

Por kështu është marrë në procedim dhe 42-vjeçarja Jorida Gjermeni, farmaciste, pronare e subjektit privat, ku shiteshin ilaçet me vulën e spitalit të Tepelenës. Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Klodiana Gjoncaj: Sa do nga këto? Ma jep ta lexoj unë mesazhin vetë më mirë, mos u lodh! Doreza, shiringa këto do i kem… Glukozë 5%, Buskopan, Tinker Jodi, Papaverinë, Manitol, Vitamin K edhe tetanozi.

Qytetari: Po, ça ke ti nga këto?

Klodiana Gjonçaj: Po manitolin, do të ta gjej.

Klodiana Gjonçaj: Do vesh… lidhu… me makinë je?

Qytetari: Po. me makinë jam.

Klodiana Gjonçaj: Do flas unë, ngjitu merri te spitali, te urgjenca. Ndaj të thashë.

Klodiana Gjonçaj: Manitolin do të të çoj.., ike e mere! Do flas unë! Ik e mere lart te Spitali! Vitamin k po kanë, do t’u them të ta japin.

Klodiana Gjonçaj: Thjesht lër një emër shënim, që të hapim një kartelë në emrin tënd, ditore!

Nga ana tjetër, Agjencia Kombëtare e Barnave ka ngritur një grup pune dhe ka sekuestruar medikamentet e blera nga i infiltruari i emisionit “Stop”. Ky grup po investigon për shitjen e ilaçeve në mënyrë të jashtëligjshme, nga persona pa arsim farmaceutik dhe pa recetë.

Gjithashtu përsa i përket rastit të transmetuar në emisionin investigativ “Stop” më 5 Tetor të djegies së mbetjeve spitalore në afërsi të një kopshti fëmijësh, në fshatin Shezë, specialistët për Hetimin e Krimeve, Peqin kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë autorët. Materialet kaluan në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës private përgjegjëse për menaxhimin e këtyre mbetjeve.

Marrë nga Tv Klan

nadmira zeka klodiana gjonçaj jorida gjermeni

Sondazh

Poll