Aktualitet

EMRI/ Plagosi dhe la të ngordhte shqiponjën, arrestohet i riu në Përmet, në shtëpi i gjenden 2 sorkadhe të vrara

Mësohet se është arrestuar i riu me emrin Napolon Arizi, i cili akuzohet për keqtrajtim të shpendit.

9 Tetor 2023, 21:05 Nga I.A
EMRI/ Plagosi dhe la të ngordhte shqiponjën, arrestohet i riu në
Shqiponja

PËRMET- 35-vjeçari që plagosi dhe lidhi shqiponjën në Permët është vënë në pranga nga policia. Mësohet se është arrestuar i riu me emrin Napolon Arizi, i cili akuzohet për keqtrajtim të shpendit. Po ashtu në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe dy sorkadhe, të vrara.

Njoftimi i Policisë:

Përmet Identifikohet dhe arrestohet autori i keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë), ngjarje e ndodhur ditën e djeshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, bazuar në inteligjencën policore, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për identifikimin e autorit të keqtrajtimit të shpendit shqiponjë, ditën e djeshme, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e shtetasit N. A., 35 vjeç, banues në Përmet. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 sorkadhe të cilat ky shtetas ka deklaruar se i ka vrarë me armë gjahu (çifte), dy ditë më parë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. A., pasi dyshohet të jetë autori i keqtrajtimit të shpendit (shqiponjë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

napolon arizi

Sondazh

Poll