Aktualitet

Policia i rrethoi banesën dhe lokalin, kush është Gëzim Çela, baroni i drogës në Fushë-Kuqe

Policia ditën e sotme ka zhvilluar kërkime dhe ka rrethuar banesën dhe lokalin e tij në zonën e Fushë Kuqes, në Kurbin, por nuk arritën që ta gjenin.

9 Tetor 2023, 19:49 Nga I.A
Policia i rrethoi banesën dhe lokalin, kush është Gëzim
Gëzim Cela

KURBIN- Policia ka zhvilluar një megaoperacion ditën e sotme për të arrestuar Gëzim Çelën, i dënuar me 20 vite burg për drogë dhe prostitucion. Policia ditën e sotme ka zhvilluar kërkime dhe ka rrethuar banesën dhe lokalin e tij në zonën e Fushë Kuqes, në Kurbin, por nuk arritën që ta gjenin.

Kush është Gëzim Çela?

Gëzim Çela është i cilësuar si ‘baroni i drogës’. Ai është shpallur në kërkim ndërkomnëtar nga Interpoli. Fillimisht Çela u bë punonjës policie dhe më pas iu fut trafikut te heroinës. Grupi i tij u shkatërrua në vitin 2014, kur Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të trafikuar kokainë nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian.

Gjatë operacionit, u arrestua në pikën kufitare të Morinës shtetasi Realt Hysolli, i cili po sillte 7 kilogramë kokainë për llogari të Çelës. Kjo ngarkesë ishte siguruar në Kosovë nga Valentina Tufa, e cila u arrestua në një banesë në një fshat në Pejë, ku u zbulua edhe një laborator për përpunimin e kokainës dhe u arrestua Veim Berisha, pronari i ambientit. Në të njëtën kohë, policia shqiptare organizoi operacionin për arrestimin e Gëzim Çelës.

U bënë kontrolle në banesën e tij 3 katëshe në Fushë–Kuqe të Laçit, si edhe në apartamentin e tij, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, por nuk u bë e mundur gjetja e tij. Çela kërkohet edhe në Itali, ku rezulton i dënuar në mungesë me 19 vjet e 9 muaj burg për disa vepra penale, trafik droge, prostitucion, armëmbajtje pa leje, favorizim të emigracionit klandestin dhe pjsëmarrje në organizatë kriminale.

gëzim çela flake ne det

Sondazh

Poll