Aktualitet

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Rrumbullaku: Po punohet për sekuestrimin e pasurive të 3 personave

Rrumbullaku theksoi se Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe po punohet për sekuestrimin e pasurive që ata kanë. 

9 Tetor 2023, 18:58 Nga I.A
Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Rrumbullaku: Po
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se për 3 personat shpallur në kërkim, po punohet për sekuestrimin e pasurive. Rrumbullaku theksoi se Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe po punohet për sekuestrimin e pasurive që ata kanë. 

"Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregëtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera," tha Rrumbullaku.

muhamet rrumbullaku flake ne det gëzim Çelaj nderim Çelaj arlind ismailukaj

Sondazh

Poll