Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Fier-Tepelenë, makina humb kontrollin dhe del nga rruga

Fatmirësisht drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime.

8 Tetor 2023, 13:03 Nga r.ll
Aksident në aksin rrugor Fier-Tepelenë, makina humb kontrollin dhe del
foto nga aksidenti

FIER- Një aksident është shënuar ditën e sotme në afërsi të vendit të quajtur “Kthesa e Varibobit” në aksin rrugor Fier-Tepelenë.

Mësohet se një automjet tip fuoristradë ka humbur kontrollin dhe më pas ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në anë të saj. Fatmirësisht drejtuesi i automjetit nuk ka pësuar lëndime.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor të cilët po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me dëme materiale.

aksident ne fier-tepelene

Sondazh

Poll