Aktualitet

LUFTA/ Ministria e Jashtme njoftim për shqiptarët në Izrael: Situata është e jashtëzakonshme, anuloni udhëtimet

Ministria ka lënë një numër kontakti për qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli.

8 Tetor 2023, 10:56 Nga A.B
LUFTA/ Ministria e Jashtme njoftim për shqiptarët në Izrael:
Lufta

TIRANË-Ministria e Jashtme e Shqipërisë informon shqiptarët që janë në Izrael se aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion është i hapur. Po ashtu, ministria ka lënë një numër kontakti për qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli. Ata këshillojnë që për arsye sigurie, të mos udhëtohet drejt Izraelit. 

NJOFTIMI:

Nisur nga situata në Izrael ju bëj me dije se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë (punojnë/studiojnë) atje. Në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë lutem publikimim sa më parë të informacionit si më poshtë:

‼️ Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, informojmë qytetarët shqiptarë si në vijim:

➡️  Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion  ( https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.

➡️ Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të kontaktojnë në nr.whats app: në adresën e emailit: [email protected]

➡️ Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.

❗Rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin qytetarët gjatë lëvizjeve, i gjeni në linkun e Home Command

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll