Formula 1/ Max Verstappen, kampion i botës për herë të tretë radhazi si pilot…
KATAR - Në Çmimin e Madh të Katarit, në cirkuitin e Lusail-it, piloti Max Verstappen i Red Bull-it përfundoi i dyti në gar&eum...
Manchester United ka pritur kohën shtesë për të shënuar dy golat e tij dhe për të fituar ndaj Brentford (2-1). Erik Ten Hag sigurisht që shpëtoi kokën.

ANGLI - Thjesht po diskutonim të ardhmen e Erik ten Hag në krye të Manchester United. Në fillimin e kohës së shtuar të ndeshjes, Manchester United ishte i fundosur kundër Brentford (1-0) dhe e ardhmja e Erik Ten Hag, ishte në dyshim në agimin e këtij pushimi ndërkombëtar.
Por Scott McTominay, i ardhur nga pankina në minutën e 88-të, “fëmija i shtëpisë”, arriti të shënojë dy gola në fund (90’+3, 90’+7) dhe i dha fitoren klubit të tij më një rikthim perfekt, të ashtuquajtur "Fergie Time".
Manchester nuk është dorëzuar si në ditët e mira të vjetra, por kjo nuk do të thotë se të gjitha problemet janë zgjidhur. Goli i shënuar nga Brentford i përmbledh ato në mënyrë perfekte: humbja e topit nga Casemiro, puna katastrofike e mbrojtjes kolektive dhe një gabim i madh me dorë nga André Onana, e lejuan Jensen të shënonte 1-0 për Brentford me një goditje në buzë të zonës (26’).
Ky nuk është “faji” i parë i portierit kamerunian që nga ardhja e tij. Dhe ai duhet të ketë menduar për këtë në momentin kur bëri dy pritje të shkëlqyera (83’, 84’) për të penguar kundërshtarët të dyfishonin epërsinë: në atë moment, ai nuk tregoi asnjë shenjë kënaqësie, sigurisht i ndikuar ende nga gabimi i tij më parë. Por këto shpëtime të Onanës u pane kur “fëmija nga shtëpia e kuqe” doli nga pankina... dhe skocezi McTominay shpëtoi ekipin e tij dhe sigurisht lëkurën e trajnerit të tij Ten Haag.
Mauricio Pochettino kishte shumë më pak probleme në Burnley (4-1) edhe nëse Chelsea ishte prapa. Ish-trajneri i PSG-së po merr frymë pas një fillimi të komplikuar të sezonit. Ai me siguri mund të falënderojë Rahim Sterling, pothuajse i pandalshëm për kundërshtarët e tij. Krosimi i tij i devijuar, i lejoi “Blutë” të barazojnë 1-1 në fund të pjesës së parë (42’), më pas ai fitoi një penallti të konvertuar nga Palmer (50’), i cili më pas shënoi vetë (65’), ndërkohë që Nicolas Jackson vulosi 4-1 ndeshjen me një gjest teknik të bukur (74’).
B.T (Dosja.al)
KATAR - Në Çmimin e Madh të Katarit, në cirkuitin e Lusail-it, piloti Max Verstappen i Red Bull-it përfundoi i dyti në gar&eum...
ITALI - Milani përfitoi nga barazimi i Interit dhe teksa mundi Genoan 1-0 në “Marassi”, kryeson renditjen e Serisë A...
TIRANE - Pas ndeshjes, tifozet e Vllaznisë kanë pritur në Fan të Mirditës dhe provokuar Tiranën në autostradën e Kuk&e...
ITALI - Skuadra e Italisë hyn në një fazë vendimtare të kualifikimeve për “Euro 2024”. Djemtë e Luciano Spallet...
ANGLI - Duhet zemër e fortë për të pare imazhet! Para se të përshkruajmë këtë video, paralajmërojmë, se...
ANGLI - Tottenham mposhti Luton, në transfertë 1-0, në hapje të xhiros së tetë dhe mori kryesimin provizor të Premier League....
SHBA - Ajo u shfaq premierë të mërkurën, në Netflix dhe tashmë po shkakton shumë vëmendje. Dokumentari 'Beckham'...
ITALI - Shtypi italian raporton, se José Mourinho mund të jetë një humbje larg nga shkarkimi i mundshëm prej Romës pas fillimi...
SPANJE - Ai ka qenë lojtari thelbësor i Real Madridit që nga fillimi i sezonit. Jude Bellingham shënoi dy gola në fitoren e madhe ...
ITALI - Në ditën e tetë të Serisë A, Interi pësoi një ndalim nga Bolonja dhe nuk shkoi përtej bar...