Aktualitet

Gjyshi i 3-vjeçarit i përlotur: Mjeku e vrau me dorën e tij

I përlotur Guri tregon momentet e ditëve të fundit të nippit, ku thoshte se ishte një fëmijë i qeshur dhe i afrueshëm.

5 Tetor 2023, 23:00 Nga h.k
Gjyshi i 3-vjeçarit i përlotur: Mjeku e vrau me dorën e tij
Guri Seferi dhe Grida Duma

TIRANË-Guri Spahiu, gjyshi i djalit 3-vjeçar që vdiq tragjikisht si pasojë e narkozës pas një mjekimi tek dentisti ka folur për mediat në lidhje me detajet e ngjarjes. Në një intervistë për Top Story në Top Channel gjyshi i Brianit të ndjerë, ka akuzuar mjekun se e ka vrarë me dorën e tij fëmijën.

I përlotur Guri tregon momentet e ditëve të fundit të nippit, ku thoshte se ishte një fëmijë i qeshur dhe i afrueshëm. Thellësisht i prekur dhe me ton të ashpër, i moshuari akuzoi mjekun se e ka parë mjekimin si përfitim dhe jo si kujdes shëndetësor. 

"Janë në gjendje shokuese, të rëndë. Ata janë një çift i ri që kanë humbur një fëmijë 3 vjeç. Kjo është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodhë dikujt në vendin tonë. Ajo që e bën më të rëndë rastin është se u vra nga dora e një mjeku, një mashtruesi që pasi ndodhi ngjarja u përpoq të mbulonte gjurmët e krimit. Sepse djalin ne e kishim si kokrra e mollës. Ne e çuam fëmijën për të bërë pastrimin e dhëmbëve sepse kishte të zeza, dhe normalisht si çdo prind që merr masa kërkuam t’i bënim një vizitë tek dentisti. Pyetëm njerëz vërdallë për të na rekomanduar një mjek të mirë dhe na rekomanduan këtë si mjek. Roland Xhaxho, sepse vetëm mjek nuk mund t’i them. Vajtëm para disa ditëve dhe u këshilluam me vajzën dhe zotërinë, bëmë edhe pazarin e punës, ramë dakord. E vizitoi djalin, i bëri analizat, e mori në krahë djalin dhe po luante me të sepse djali ishte fëmijë i qeshur. Ne menduam se kishte 4 dhëmbë dhe dy dhëmballë dhe për të pastruar gojën. Por ai e mori dhe vijoi punën. Ne ishim të shqetësuar sepse operacioni zgjati për një kohë të gjatë. Dhe pyetëm gjithandej, na tha që është mirë. Kur e pyetëm pse kaq kohë e gjatë na thanë që prit sa t’i dalë narkoza. Ne i thamë 4 dhëmbë dhe dhëmballët, ai i bëri djalit 14 vetëm për të marrë lekë."-tha Spahiu.

 

 

vdekja e 3 vjecarit te dentisti guri spahiu brian

Sondazh

Poll