Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit pas operacionit në klinikën dentare, Prokuroria nis hetimet

Mësohet se Prokuroria ka sekuestruar kartelat në klinikën private ku është kryer operimi dhe kartelën në QSUT ku djali është dërguar në gjendje kome. 

6 Tetor 2023, 09:06 Nga r.ll
Vdekja e 3-vjeçarit pas operacionit në klinikën dentare,
roland xhaxho

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë të raportuar ditën e djeshme ku 3-vjeçari Brian Spahiu ka humbur jetën pas një operacioni në klinikën dentare private "Splendent" në kryeqytet.

Mësohet se Prokuroria ka sekuestruar kartelat në klinikën private ku është kryer operimi dhe kartelën në QSUT ku djali është dërguar në gjendje kome. Hetimet kanë nisur edhe për Ina Xhaxhon vajzën e mjekut, pasi edhe ajo kishte marrë pjesë në operacionin e të miturit 

REAGIMI I PROKURORISE:

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen ku i mituri me inicialet B.S., humbi jetën pas trajtimit në një klinikë private, si dhe interesin e shtuar të medias në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Tiranë dëshiron të informojë se:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 më shkresën Nr.7057/k Prot të datës 04.10.2023, ka regjistruar më datë 05.10.2023 procedimin penal nr.6477 të vitit 2023, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 i Kodi Penal. Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit.

Si ndodhi ngjarja?

I mituri është dërguar nga familjarët në një klinikë dentare për disa shërbime. Pasi mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë është vendosur që të kryhet operimi me narkozë. Pas një operacioni që zgjati shumë orë, djali nuk është zgjuar më dhe është dërguar në shtëpi, sepse mjeku iu ka thënë familjarëve se do të zgjohet më vonë. Në shtëpi ai ka shfaqur probleme dhe rritje temperature dhe është dërguar në pediatri ku ka qëndruar në gjendje kome për 2 ditë dhe ka ndërruar jetë. Trupi i të miturit është dërguar në morg për tu kryer autopsia. Për ngjarjen e rëndë familjarët bëjnë fajtor mjekun dhe vajzën e tij, Ina Xaxho. Daja i 3-vjeçarit tha se mjeket bënë ta pamundurën për ta shpëtuar por ishte vonë pasi i ishte helmuar mëlçia. Ai ka thënë se vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho, dhe se do të bëjnë të pamundurën që ata të mos e kalojnë kaq lehtë. Gjithashtu ata kanë akuzuar dentistin për manipulim të ngjarjes. Mjeku 70-vjeçar është proceduar penalisht për ngjarjen. Xhaxho ka deklaruar se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare dhe se fëmija nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit.

roland xhaxho vdes 3-vjecari ne tirane

Sondazh

Poll