Aktualitet

Kuzhinierja kanadeze akuzon ushtarin shqiptar për ngacmim seksual, Kristen Adams: Më preku gjoksin në 2022-in

Raportet dhe dokumentet e policisë ushtarake kanadeze vunë në dukje se Adams u sulmua seksualisht kur një ushtar shqiptar, i cili i kapi asaj gjoksin. Sulmi ndaj Adams ndodhi në kampin Adazi pranë kryeqytetit të Letonisë.

5 Tetor 2023, 17:32 Nga I.A
Kuzhinierja kanadeze akuzon ushtarin shqiptar për ngacmim seksual, Kristen
Kristen Adams

LETONI- Një pjesëtare e stafit civil të Forcave Kanadeze pretendon se është sulmuar seksualisht në bazën e NATO-s në në Letoni nga një ushtar shqiptar. Ottawacitizen shkruan se Kristen Adams ka kërkuar përgjigje nga lidershipi i lartë i ushtrisë kanadeze, shefin e shtabit të mbrojtjes, gjeneralin Wayne Eyre, në lidhje me sulmin me të cilin ajo u përball ndërsa punonte në mensën e drejtuar nga Kanadaja për trupat e saj në Letoni.

Raportet dhe dokumentet e policisë ushtarake kanadeze vunë në dukje se Adams u sulmua seksualisht kur një ushtar shqiptar, i cili i kapi asaj gjoksin. Sulmi ndaj Adams ndodhi në kampin Adazi pranë kryeqytetit të Letonisë.

“Ai po ma vë fajin mua duke pretenduar se duhet ta kisha ditur se mund të sulmohesha seksualisht në vendin tim të punës” tha Adams.

Adams ka theksuar se ushtria kanadeze dhe CFMWS po përpiqen ta fshehin incidentin.

“Ata nuk duan që asgjë të shkaktojë siklet për misionin e Letonisë. E gjitha ka të bëjë me mbrojtjen e misionit“, tha ajo.

Adams e raportoi incidentin në policinë ushtarake kanadeze në kamp pak pasi ndodhi. Adams tha se ishte duke punuar në mensën e njohur si Commons, kur pa një ushtar shqiptar, të cilin e njihte. Të dy janë përshëndetur, por më pas shqiptari i kapi gjoksin e majtë, duke i thënë: Oh, ti je shumë e fortë.

Policia ushtarake kanadeze i tha Adams se, ata nuk kishin juridiksion për të hetuar edhe pse incidenti ndodhi në një strukturë kanadeze.

kristen adams nato

Sondazh

Poll