Aktualitet

EMRAT- U kapën me 585 kg kokainë në Selanik, lihen në burg 5 shqiptarët

Arjan Xhafaj rezulton punonjës i Zjarrfikëses në Shqipëri. Ai ka thënë para gjykatës se do të paguhej 50 mijë euro për transportin e kokainës, ndërsa bashkëshortja e tij ka mohuar cdo pjesmarrje në ngjarje. 

5 Tetor 2023, 16:39 Nga f.i
EMRAT- U kapën me 585 kg kokainë në Selanik, lihen në burg 5
pamje nga vendngjarja

GREQI- Gjykata e Selanikut ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shqiptarët e arrestuar një javë më parë me 585 kg kokainë, raportojnë mediat e huaja.

Para gjykatës kanë dalë Arjan Neki Xhafaj, Lutmira Fatmir Xhafaj, Ilirian Shpetim Baraj, Klevis Arben Muskaj, Avelino Alfred Feimi. Këta shtetas janë nga Cakrani i Fierit dhe nga Vlora. Mësohet se kreu i grupit Arjan Xhafaj rezulton punonjës i Zjarrfikëses në Shqipëri. Ai ka thënë para gjykatës se do të paguhej 50 mijë euro për transportin e kokainës, ndërsa bashkëshortja e tij ka mohuar cdo pjesmarrje në ngjarje. 

Sipas prokurorisë së Selanikut një pjesë e madhe e kokainës do të përfundonte në Shqipëri dhe prej andej do të promovohej në Europë, ndërsa një pjesë më e vogël e së njëjtës seri synohej për tregun grek.

Një javë më parë Dosja.al raportoi operacionin e policisë greke në bashkëpunim me DEA-n Amerikane, ku sekuestroi 585 kg kokainë në 28 shtator në Selanik dhe vuri në pranga 5 shqiptarë, katër prej të cilëve me lidhje familjare me njëri-tjetrin. Policia fillimisht ka ndaluar në Selanik një automjet i cili rezultonte i marrë me qera. Drejtuesi i mjetit ishte 21 vjeçari nga Cakrani i Fierit, Klevis Muskaj. Në mjetin e tij policia greke sekuestroi 239 pako me 280 kg 758 gram kokainë. 

arrestohen 4 shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll