Aktualitet

Vdekja e fëmijës 3-vjeçar, kush është dentisti që i bëri operacionin te dhëmballët

Mësohet se Xhaxho e ka futur në anestezi të miturin, për të bërë një operacion disa orësh në dhëmballë.

5 Tetor 2023, 16:03 Nga I.A
Vdekja e fëmijës 3-vjeçar, kush është dentisti
Roland Xhaxho

TIRANË- Mjeku që shihni në foto është dentisti Roland Xhaxho që bëri operacionin e fëmijës 3-vjeçar, i cili humbi jetën 3 ditë më parë. Mësohet se Xhaxho e ka futur në anestezi të miturin, për të bërë një operacion disa orësh në dhëmballë. Ndërkohë që dyshohet se shkak të mbidozës së anestezisë, i mituri ka qëndruar në gjendje koma për disa ditë dhe në momentin që është dërguar në spital i kanë thënë se i është helmuar mëlçia.

Si ndodhi ngjarja?

Tre ditë më parë, i mituri me inicialet B.S, u fut në operacion për 4 dhëmballë. Operacioni zgjati nga ora 10:30 deri në 15:30. Familjarët e nxorrën nga klinika në orën 15:30. Fëmija nuk është ndjerë mirë e më pas u dërgua në urgjencë në orën 19:00. Raportohet se mëlçia i doli jashtë funksionit e për pasojë, i mituri ndërroi jetë. Sipas të afërmëve, dentisti po manipulon ngjarjen. Sipas burimeve, Xhaxho është proceduar nga Policia dhe aktualisht po vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë./Dosja.al

roland xhaxho

Sondazh

Poll