FOTO/Goditi kameramanin me librin e rregullores, Noka e përqafon dhe i kërkon falje
Flamur Noka TIRANË-Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht deputet i Kuvendit ka qen&eu...
Mësohet se Mariglen Myftari është dënuar për shkelje të barazisë në tendera, gjatë kohës që ushtronte detyrën në këtë burg.
LUSHNJE- Ish-shefi i Financës në Burgun e Kosovës në Lushnjë është arrestuar nga policia pasi është dënuar nga GJKKO me 2 vite burg. Mësohet se Mariglen Myftari është dënuar për shkelje të barazisë në tendera, gjatë kohës që ushtronte detyrën në këtë burg.
33-vjeçari akuzohet nga GJKKO për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”.
Njoftimi i Policisë:
Vijon operacioni policor i koduar “Takimi i fundit”, për ndalimin e shtetasve të dënuar nga GjKKO-ja, për shkelje të barazisë në një tender të zhvilluar në IEVP Kosovë. Ekzekutohet vendimi i GjKKO-së, për ish-shefin e Financës të këtij institucioni, i cili është dënuar me 2 vjet burgim. Rreth 2 javë më parë, Policia ndaloi ish-drejtorin e IEVP Kosovë, të dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për të njëjtën veprimtari kriminale në dëm të pjesëmarrësve në këtë tender. Në vijim të veprimeve operacionale, të kryera në vijim të operacionit policor të koduar “Takimi i fundit”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë ekzekutimi i vendimit të GjKKO-së, për ndalimin e shtetasit Mariglen Myftari, 33 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”. Ky shtetas, në periudhën 2020-2021, gjatë së cilës ka qenë shef i Financës, në IEVP Kosovë, Lushnjë, me cilësinë e anëtarit të komisionit për zhvillimin e një tenderi me objekt transportin në këtë IEVP, duke kryer veprime të njëanshme, ka shkelur barazinë e pjesëmarrësve në këtë tender. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Flamur Noka TIRANË-Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht deputet i Kuvendit ka qen&eu...
pamje nga vendngjarja GREQI- Gjykata e Selanikut ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për 5 shqiptarë...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë dëmimet për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Mësohet se GJ...
Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri TIRANË- Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë shpallur fajtori nga Gjykata e Posaçme për ...
Lefter Koka TIRANË- Ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 5 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Posaçme për...
Roland Xhaxho TIRANË- Mjeku që shihni në foto është dentisti Roland Xhaxho që bëri operacionin e fëmijës ...
Foto Ilustruese VLORË- Zjarri i ndezur që prej mbrëmjes së djeshme në Selenicë të Vlorës po vijon të digj...
Olta Xhacka dhe Fredi Beleri TIRANË-Fredi Beleri, fituesi i zgjedhjeve të 14 Majit në Himmarë ka bërë një kallëzim...
gjyshi i 3-vjeçarit TIRANË- Gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë tragjikisht pas një vizite tek dentisti ak...
foto ilustruese TEPELENË- Policia ka proceduar penalisht 4 persona në fshatin Mezhgoran të Tepelenës. Sipas informacioneve polico...