Aktualitet

Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi pranë shkollave, arrestohet 49-vjeçari në Poliçan (EMRI)

Arrestimi i 49-vjeçarit është bërë në kuadër të operacionit të koduar 'Tempulli, që çoi rreth 240 persona në pranga në disa qytete të vendit, pasi shisnin drogë në afërsi të shkollave ose në ambiente që frekuentoheshin nga të rinjtë. 

4 Tetor 2023, 11:31 Nga a.l
Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi pranë shkollave, arrestohet
Foto ilustruese

POLIÇAN- Altin Zajmi është arrestuar nga policia në Poliçan pasi është kapur duke shpërndarë drogëra pranë shkollave. Arrestimi i 49-vjeçarit është bërë në kuadër të operacionit të koduar 'Tempulli, që çoi rreth 240 persona në pranga në disa qytete të vendit, pasi shisnin drogë në afërsi të shkollave ose në ambiente që frekuentoheshin nga të rinjtë. 

Gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi kokaine, doza kanabisi të gatshme për shitje dhe fishekë luftarakë.          Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e perosnave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.     

altin zajmi

Sondazh

Poll