Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare doktori i njohur Ahmet Kamberi, mjeku i Enver Hoxhës

Ai është një prej emrave më të njohur të kardiologjisë shqiptare, ndërsa ka mbajtur edhe postin e ministrit të Shëndetësisë në fillim të viteve ’90. Kamberi mësohet se prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila fatkeqësisht i mori jetën, duke lënë pas një plagë të thellë për të afërmit. 

4 Tetor 2023, 10:51 Nga r.ll
Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare doktori i njohur Ahmet
ahmet kamberi

TIRANË- Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Profesor Doktor, Ahmet Kamberi. Kardiologu i njohur do të përcillet ditën e nesërme për në banesën e fundit.

Doktori kardiolog lindi në Peladhi, Dibër, ndërsa punën si kardiolog e nisi që prej vitit 1976, duke u bërë një nga emrat më të njohur në këtë fushë. Kamberi gjithashtu ka mbajtur edhe postin e ministrit të Shëndetësisë në fillim të viteve ’90.

Kamberi mësohet se prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila fatkeqësisht i mori jetën, duke lënë pas një plagë të thellë për të afërmit. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij. Kujtojmë se Kamberi ka qenë mjeku i diktatorit Enver Hoxha.

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare doktori i njohur Ahmet

ahmet kamberi

Sondazh

Poll