Art&Argëtim

Debati/ Biznesmeni gay shpërthen kundër konservatores së Gjuzit, divorcohet me deputetin: Si quhej ajo psikoka**ja?

25 Tetor 2019, 06:53 Nga DOSJA
Debati/ Biznesmeni gay shpërthen kundër konservatores së Gjuzit,

TIRANË- Debati i djeshëm në emisionin “360 Gradë” mes zv. Presidentes së Partisë Konservatore së Kujtim Gjuzit, Silvana Bushati dhe Linda Reit duket se ka revoltuar edhe biznesmenin gay, Elton Ilirjanin. Gjatë debatit të djeshëm, konservatorja e Gjuzit tha se ishte kundra faktit që Linda Rei vendosi të kthehej nga mashkull në femër dhe u shpreh se nuk do të donte që fëmija i saj të rritej në një frymë të tillë.

Kjo ka acaruar Elton Ilirjanin, i cili përmes një postimi në Instagram ka shpërthyer me një fjalor të rëndë kundër Bushatit. “Duke kërkuar psikologen e Akademisë Konservatore ? Ky(timi) ka edhe psikologe të Akademisë ? o Zot çfare injorance ? Tmerr ? si quhej kjo psikoka*rja?”, përfundon statusin e tij në Instagram Ilirjani.

Ndërkohë edhe Kujtim Gjuzi u përfshi në debat me Linda Rein. Kryetari i Partisë Konservatore e quajti skandaloz faktin që Linda është kthyer nga mashkull në femër. E pyetur nga gazetari se nëse do bënte një zgjedhje për t’u pranuar nga të tjerët si do donte të ishte, Rei u përgjigj se do donte si Kujtim Gjuzi. Por ky i fundit është irrituar dhe u shpreh se është i gatshëm të bëjë 50 popma fizike, por si Rei s’ka asnjë lloj shansi. Sërish biznesmeni Ilirjani ka reaguar duke shkruar: “Ky(timi) më tradhtoi me @badgirlrei edhe kështu unë i kërkojë divorcin:( ku do gjejë para për fushatë ;)”

Gjirthashtu të shumtë kanë qenë edhe komentuesit që shprehen kundër qëndrimit të Bushatit në emision. “Sa energji negative ndjeva ne ate debat. Nje kundervenie Lindes sikur te ishte kriminele. Me ca argumenta vulgare pa pike llogjike. Nejse Elton love you ❤️?”, shkruan një komentuese në postimin e Ilirjanit.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz linda rei silvana bushati linda rei silvana bushati

Sondazh

Poll