Art&Argëtim

E kritikuan për foton me majmunët e lidhur, Jonida Maliqi fshin foton dhe kërkon ndjesë: Nuk e mendova gjatë, i kam dashur

24 Tetor 2019, 19:32 Nga DOSJA
E kritikuan për foton me majmunët e lidhur, Jonida Maliqi fshin foton

TIRANË– Disa ditë më parë këngëtarja e njohur Jonida Maliqi publikoi një foto me disa majmunë të lidhur me zinxhirë, ku menjëherë krahas  fotos reagoi aktori i njohur Eni Shehu i cili i shqetësuar kërkoi që ta fshinte foton.

Sipas Enit në foto shfaqet hapur tortura që u bëhet majmunëve.

“Ata majmunët vuajnë pafund në atë gjendje me zinxhirë… janë torturuar që të “zbuten”. Imagjino te na lidhin ne, e te na perdorin si atraksion turistik… Te lutem gjithe bota perpiqet ti luftoje ata njerez-kafshe qe shfrytezojne kafshet e pambrojtura per te nxjerre para! Pls @jonidamaliqi hiqe ate foto ??”- shkroi Eni.

Megjithatë Eni nuk  ishte i vetmi person i shqetësuar për këtë  çështje pasi  dhjetëra njerëz të tjerë i kanë kërkuar këngëtares të heq foton dhe e kanë  kritikuar atë për gjestin.

Pas kaq shumë kritikash Jonida ka fshirë foton dhe ka bërë një reagim ku kërkon ndjesë.

“Kane ardhur ne adresen time shume akuza per mungesen e ndjeshmerise ndaj Kafsheve. Sme duket normal sensi ekstrem i gjykimit por mirekuptoj ndjeshmerine tuaj ndaj fenomenit qe me ka bere te reflektoj. Kerkoj ndjese nese kam prekur ndjeshmerine e dikujt.

Ishte nje kalim i thjeshte prane nje Majmuni,kafshe qe e kam dashur qe femije! Nuk mendova gjate, dalja ne foto ishte spontane dhe skishte per qellim evidentimin e zinxhireve qe nuk i kisha vene re. Mendoj si ju! Eshte e gabuar qe Kafshet te lidhen me zinxhire! Mendoj qe edhe moda dhe pasioni per fotografine duhet te kapercejne tundimin per te dale ne foto me nje Kafshe qe abuzohet! Por s’do te ishte ne fuqine time ta ndryshoja fatin e asaj Kafshe! Ajo qe mund te bej per t’ju respektuar juve dhe per te thene timen mbi fenomenin eshte te fshij foton!

Sikurse njerezit edhe Kafshet duhet te jetojne Lirine si dhuraten me te madhe. Faleminderit per mirekuptimin!”-shkruan Jonida.

A.C/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz foto me majmunet jonida maliqi foto me majmunet jonida maliqi

Sondazh

Poll