Art&Argëtim

“Njëri duhej të hiqte dorë”, vjehrra e Floriana Garos tregon sekretin e lidhjes që ajo kishte me djalin e saj: E dij

24 Tetor 2019, 19:31 Nga DOSJA
“Njëri duhej të hiqte dorë”, vjehrra e Floriana Garos

TIRANË- Vjehrra e Floriana Garos, Lumturi Ratkoceri ka rrëfyer detaje të reja, lidhur me fillimet e lidhjes së moderatores me djalin e saj, Enisin.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo u shpreh se Floriana ishte jo vetëm një vajzë e bukur, por mjaft e dashur dhe vështirë të gjeje diçka që nuk shkonte tek ajo.

“Pashë një vajzë, të bukur, të gjatë, uau thashë, paska bukuri të tilla. Më pëlqeu. E kishim planifikuar të rrinim 3 çerek ore dhe qëndruam 2 orë. Kur më telefonoi djali dhe më tha: Hë si t`u duk? I thashë: U përpoqa t`i gjeja diçka që s`më pëlqente tek ajo, por s`munda”, tregoi Lumturia.

Lumturi Ratkoceri tha se e dinte që në fillim se largësia do të ishte një problem për çiftin. Kjo do të thoshte se njëri prej tyre duhej të hiqte dorë nga karriera.

“Problemi im i vetëm ishte largësia. Mendova cili nga ata do hiqte dorë nga karriera e tij, se të dy ishin të suksseshëm, pastaj gjërat shkuan ashtu si shkuan”, u shpreh Lumturia.

Pas kurorëzimit të dashurisë së tyre, ishte Floriana ajo që u largua në Gjenevë pranë partnerit, ku edhe ka krijuar familjen e saj larg ekranit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz floriana garo lumturi ratkoceri floriana garo lumturi ratkoceri

Sondazh

Poll