Aktualitet

Tragjike në Maliq! 62-vjeçari shkon të presë dru në mal, kali e zë poshtë dhe e lë të vdekur në vend

62-vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend.

2 Tetor 2023, 19:12 Nga f.i
Tragjike në Maliq! 62-vjeçari shkon të presë dru në
foto ilustruese

KORÇË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjyras të Bashkisë Maliq, ku një 62-vjeçar me iniciale A.Sh. ka humbur jetën teksa ka shkuar për të prerë dru në malin e këtij fshati, me kalë.

Mësohet se për shkak të terrenit të vështirë, 62-vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend.

Kanë qenë banorët e zonës ata tëcilët kanë gjetur viktimën dhe kanë njoftuar policinë.

vdes 62 vjecari maliq

Sondazh

Poll