Aktualitet

I dënuar për gjobvënie, prokuroria kërkon sekuestrimin e 14 pasurive të Ervis Hysës

Hysa është akuzuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 1 vit e 4 muaj burg për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë

2 Tetor 2023, 15:19 Nga h.k
I dënuar për gjobvënie, prokuroria kërkon sekuestrimin e 14
foto ilustruese

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ditën e sotme ka kërkuar për të dënuarin për gjobvënie i arrestuar në vitin 2021, Ervis Hysa 29 vjeç, sekuestrimin e 14 pasurive.

Hysa është akuzuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 1 vit e 4 muaj burg për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë. Sipas prokurorisë pasuria e tij rrjedh nga veprimtari kriminale dhe gjobvëniet.

NJOFTIMI I PROKURORISË TIRANË


Duke vlerësuar se ka të dhëna të mjaftueshme që vërtetojnë aktivitetin kriminal të shtetasit E.H.,i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të dhunës për dhënie pasurie”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal dhe pasuritë janë vendosur pas dënimit; dhe duke vlerësuar se është vërtetuar që këto pasuri objekt hetimi pasuror nuk kanë prejardhje të ligjshme, prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

1. Ndërtesë ndodhur në zonën kadastrale 2884, me nr.Pasurie 1302/16-ND2, me sipërfaqe 147.8 m2, me adresë Paskuqan;

2. Apartament në pronësi të shtetases F. H., me sipërfaqe 105.2 m2, me adresë në Yzberisht, Tiranë;

3. Pasuria në emër të shtetases F.H., pasuri e llojit “garazh” me sipërfaqe 18.6 m2;

4. Sipas kontratë sipërmarrje 9 vende parkime në godinën e banimit në rrugën “Ish-Fusha e Aviacionit” dhe rruga e “Dafinave”, Njësia Administrative Nr. 7, Tiranë, si vijon,

1) Vend parkim me nr. P41, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
2) Vend parkim me nr. P42, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
3) Vend parkim me nr. P43, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
4) Vend parkim me nr. P44, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
5) Vend parkim me nr. P45, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
6) Vend parkim me nr. P46, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
7) Vend parkim me nr. P47, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
8) Vend parkim me nr. P48, ndodhur në katin nëntokë të godinës.
9) Vend parkim me nr. P49, ndodhur në katin nëntokë të godinës.

5. Automjeti në pronësi te shtetasit S.H., marka Toyota, tip Yaris;
6. Automjeti në pronësi të shtetases F. H., marka BMË.

veprimtari kriminale ervis hysa

Sondazh

Poll