Aktualitet

Minimumi jetik, Arlind Qori: Ky shtet nuk do t'ja dijë për pensionistët, i përçmon punëtorët

Po ashtu Qori e ka quajtur të nevijshme që më së pari të bëhet një llogari sa i duhet një njeriu që jeton në Shqipëri, sa para i duhen për të mbajtur frymën gjallë dhe në këtë mënyrë rriten rrogat dhe pensionet.

2 Tetor 2023, 17:32 Nga I.A

Minimumi jetik, Arlind Qori: Ky shtet nuk do t'ja dijë për

TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori ka dalë në protestë ditën e sotme për minimumin jetik. Para Kuvendit, Qori ka theksuar se ky shtet po tregon se nuk do që t'ja dijë për pensionistët. Qori thekson se drejtohet nganjë uzurpator si kryeministri Rama që nuk do t’ja dijë për hallet dhe nevojat e njerëzve. Po ashtu Qori e ka quajtur të nevijshme që më së pari të bëhet një llogari sa i duhet një njeriu që jeton në Shqipëri, sa para i duhen për të mbajtur frymën gjallë dhe në këtë mënyrë rriten rrogat dhe pensionet.

"Ky shtet nuk lejon të bëjë një llogari të thjeshtë se sa lekë i duhet një njeriu të mbajë frymën në këmbë. Shteti nuk do tja dijë për pensionistët me një penision miminimal prej 8000 lekësh të reja dhe mesatar prej 15000 lekësh të reja. Nuk do tja dijë për hallet dhe nevojat që kanë. Pension invalidetit nuk shkon më shumë se 12 000 lekë të reja. Nuk do tja dijë për punëtorët për kushtet e punës nuk do tja dijë për shfrytëizmin në punë, për pagën minimale për pagën mesatare. Këta i urrejnë dhe i përçmojnë punëtorët. Ky shtet drejtohet nga një uzurpator. I konsideron punëtorët shqiptarë dembelë dhe të paaftë dhe prandaj duhet të punësojnë të huaj dhe shqiptarët të bëjnë thashetheme. Nuk do tja dijë për studentët," tha Qori.

arlind qori levizja bashke ne proteste

Sondazh

Poll