Aktualitet

VIDEO/ Me buqetë me lule dhe i maskuar si postier, ‘korrieri-hajdut' grabit kasafortën në një apartament në Tiranë

Pasi grabit kasafortën, ai shihet sërish teksa zbret dhe mban po në duar buqetën e luleve.

2 Tetor 2023, 17:54 Nga I.A
VIDEO/ Me buqetë me lule dhe i maskuar si postier,
Pamjet

TIRANË- Një hajdut i maskuar si korrier ka grabitur një kasafortë në një apartament në rrugën ‘Siri Kodra’ në Tiranë. Në videon e pubikuar nga Balkanweb, shihet hajduti, i maskuar me skafandër në kokë dhe në duar mban një buqetë me lule dhe një valixhe, të cilën e ka përdorur për të kryer vjedhjen.

Pasi grabit kasafortën, ai shihet sërish teksa zbret dhe mban po në duar buqetën e luleve. Në zbritje, pasi ka kryer vjedhjen, ai duket që po tërheq valixhen me vështirësi. 

 

vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll