Aktualitet

Kalon Vettingun prokurori Dritan Peka, KPK nuk gjeti asnjë shkelje

4 Mars 2019, 09:17 Nga DOSJA
Kalon Vettingun prokurori Dritan Peka, KPK nuk gjeti asnjë shkelje

Tiranë- Ditën e sotme ka kaluar Vettingun drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka. Vendimi është dhënë nga trupa gjykuese e KPK-së që përbëhet nga  Roland Ilia, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj.

Peka ka rezultuar pozitiv në të treja shtyllat e vlerësimit që janë: Pasuria, aftësitë profesionale dhe pastërtia e figurës.

Gjatë seancës dëgjimore me 18 shkurt në KPK, relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj pasqyroi raportin e vënë në dispozicion të dokumentacionit nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), sipas të cilit prokurori Dritan Peka kishte kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin, ka pasur burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë dhe se nuk ka konflikt interesi.

Kush është Dritan Peka?

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 2000. Fillimisht ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan peka vendimi i kpk-se vettingu dritan peka vendimi i kpk-se vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2019, 19:21

Gazetari Armir Shkurti, ka denoncuar situatën skandaloze në të cilën ndodhet Urgjenca e QSUT-së, me një dyndje më të lartë sesa ka kapacitet ajo për të pritur p...