Art&Argëtim

Videoja që bëri xhiron e rrjetit/ “Unë rashë në dashuri me ju”, vogëlushja tregon momentin kur u birësua sëb

24 Tetor 2019, 15:44 Nga DOSJA
Videoja që bëri xhiron e rrjetit/ “Unë rashë në

TIRANË-Vetëm pak ditë më parë në mediat e huaja është bërë virale një video, ku vogëlushja Gaby ka mahnitur botën mbarë.

Gaby në video shfaqet teksa tregon sesi nëna e saj e adoptoi atë kur ishte vetëm 4 vjeç dhe e mori në shtëpinë e saj.

Gaby dhe Lily janë dy motrat të cilat u birësuan sëbashku nga familja, në mënyrë që vajzat të mos ishin larg njëra-tjetrës.

“E di si lindëm unë dhe Lily?”, e pyeti vogëlushja të ëmën.

“Kur lindëm ne erdhëm si dy bebe të vogla dhe pastaj, Lily ishte akoma bebe dhe unë isha 4 vjeç. Unë u rrita dhe Lily ishte akoma bebe”, shprehet Gaby.

Ndërsa për momentin kur familja i birësoi vogëlushja thotë: Kur ti e pe, ajo ishte 1 vjeç. Ne ishim shumë të lumtura që të takonim ty dhe babin. Ne ju duam dhe do të jemi këtu për ty dhe babin. Kur ju pashë për herë të parë, unë rashë në dashuri me ju.
“Edhe unë rashë në dashuri me ju”-shprehet nëna që i ka birësuar.

Burimi:  CBN

 A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete dy motrat e biresuara gaby dhe lily dy motrat e biresuara gaby dhe lily

Sondazh

Poll