Art&Argëtim

Sali Berisha si ‘Big Brother’, filmonte Saimir Tahirin në Kuvend, ish-ministri: Pse ke rrjedhur? Syri i keq kapi Tabakun (V

24 Tetor 2019, 16:51 Nga DOSJA
Sali Berisha si ‘Big Brother’, filmonte Saimir Tahirin në

TIRANË– Në rubrikën “Dikur”, sot do të kthehemi pas në vitin 2018, kohë kur ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte në kulmin e akuzave për bashkëpunim me grupin e Habilajve. 

Në seancën plenare të 19 prillit të 2018, ish-kryeministri Sali Berisha filmoi nga iPadi i tij i famshëm, Tahirin teksa ishte ulur në karriken e tij në fund të sallës. 

Teksa Berisha i hidhte njëra pas tjetrës akuzat, ish-ministri “kthente faqen tjetër” duke mos e marrë seriozisht atë që i thoshte lideri historik i PD-së.

Saimir Tahiri: Sa ke rrjedhur mo?

Sali Berisha: Po festoni me Habilajt.

Saimir Tahiri: Po pse je çmendur kështu mo

Sali Berisha: Ja pra, u fut në zyrë dhe e dini ç’i bëri Edi Ramës apo jo? Po nuk fole ta nxorra dosjen i tha.

Saimir Tahiri: Po si je çmendur kështu more?

Sali Berisha: Ja ku e keni dëshminë. Dje ishte me Gaz Demin dhe Dash Pezën. Pyeteni çfarë i tha.

Oriola Pampuri: Është profesor, është profesor!

Pasi demokratët lënë seancën pleanre, deputetja Jorida Tabaku pengohet, dhe as në këtë rast nga Berisha nuk ka munguar batuta.

 Sali Berisha: Jorida shpëtove? Syri i keq! Edhe ka kush sheh, ky është problemi…

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur jrida tabaku oriola pampuri saimir tahiri sali berisha jrida tabaku oriola pampuri saimir tahiri sali berisha

Sondazh

Poll