Sport

Julen Lopetegui tregon se ka qarë gjatë “lamtumirës” te Wolves

Megjithatë, trajneri spanjol nuk ka shpjeguar arsyet e 'divorcit'. Pyesni klubin, ka thenë ai.

30 Shtator 2023, 17:41 Nga DOSJA
Julen Lopetegui tregon se ka qarë gjatë “lamtumirës”

ANGLI - Trajneri spanjol Julen Lopetegui, 57 vjeç, foli për herë të parë largimin e tij nga Wolverhampton. Ai e bëri këtë në mikrofonat e ‘The Athletic’ dhe nuk la gjë pa thënë.

"Nuk ishte e lehtë për mua. Më erdhi shumë keq... Mbaj mend që pashë shumë nga punonjësit duke qarë. Dhe unë gjithashtu kam qarë... Atmosfera që krijuam te Wolves në një kohë kaq të shkurtër, ishte diçka shumë e veçantë. Dhe e kujtoj me shumë trishtim”, ka theksuar ai.

I pyetur për arsyet që çuan në 'divorc', spanjoli Lopetegui ka heshtur: "Kjo pyetje është për klubin, jo për mua. Ata kishin arsyet e tyre dhe unë duhet t'i respektoj".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll