Sport

Georgina, partnerja e Cristiano Ronaldos, e përfshirë në një ngatërresë gjyqësore...

Partnerja e Cristiano Ronaldos duhet të shkojë në gjykatë për një padi të ngritur në 2021

30 Shtator 2023, 16:14 Nga DOSJA

ARABIA SAUDITE - Georgina Rodríguez nuk është e gatshme të tolerojë të gjitha informacionet, që po dalin në dritë për jetën e saj para lidhjes me Cristiano Ronaldon. Sipas gazetës ‘ABC’, Georgina Rodríguez do të dalë në gjykatë javën e ardhshme kundër dy rrjeteve televizive për të mbrojtur të drejtën e saj për privatësi.

Georgina, partnerja e Cristiano Ronaldos, e përfshirë në një

3 dhe 4 tetori do të jenë vendimtare për influencuesen, pasi do të përcaktohet nëse pretendimet e saj për sulme ndaj nderit dhe privatësisë së saj, merren parasysh. Padia është ngritur në fund të vitit 2021 dhe Georgina pretendon se u shpërndanë informacione për të kaluarën e saj, që nuk kanë lidhje me jetën e saj aktuale. 

Edhe pse prezenca e saj në seancën publike nuk konfirmohet, përfaqësimi ligjor i modeles do të bëhet nga avokati Mario Bonacho, ekspert ndërkombëtar në mbrojtjen e të drejtës për nder dhe privatësi. 

Georgina, partnerja e Cristiano Ronaldos, e përfshirë në një

Mbrojtja e Georgina do të përqendrohet në faktin se, pavarësisht se ishte një personazh publik, e kaluara e saj para vitit 2017 është pronë e saj ekskluzive dhe ajo duhet të ketë kontroll mbi narrativën e jetës së saj para marrëdhënies me Cristiano Ronaldon.

Georgina, partnerja e Cristiano Ronaldos, e përfshirë në një

Disa nga informacionet që janë shfaqur në media për jetën e saj para lidhjes me Cristiano Ronaldon kanë përfshirë akuza për një marrëdhënie të trazuar me disa anëtarë të familjes së saj dhe pretendime për profesione, që ajo nuk i ka pranuar kurrë. Madje ajo ka paditur një ish-bashkëpunëtore, e cila pretendonte se ishte gjithmonë në kërkim të suksesit të shpejtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll