Aktualitet

Minatorët e Fushë-Arrëzës në protestë: S’kemi marrë 4 paga, kompania të na plotësojë kërkesat (FOTO)

4 Mars 2019, 08:30 Nga DOSJA
Minatorët e Fushë-Arrëzës në protestë:

Ditën e sotme në Fushë-Arrëz, punonjës dhe ish-punonjës të minierës së bakrit janë ngritur në protestë. 

Dosja.al mëson se punonjësit dhe ish-punonjësit janë ngitur në protestës pasi kompania “Title”nuk reagon ndaj kërkesave të tyre. Kompania “Title” nuk ka shlyer 4 paga të punonjësve që prej kohës që mbylli aktivitetin. 

Në krye të kësaj proteste është Gëzim Kalaja, presidenti i Sindikatave të Pavarura, i cili është shprehur se do të jetë në protestë çdo ditë deri në realizimin e kërkesave.  Mësohet se kompania po mban peng koncensionin dhe se puna ka nisur me një numër të kufizuar punonjesish.

Protestuesit thonë se koncensioni në Munellë ka dështuar dhe  bëjnë thirrje që të ndërhyjë shteti. Sipas tyre kjo kompani po bën sikur punon dhe mban peng koncesionin.

Minatorët në protestë: 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fushe arrez koncesioni miniera munalle minatorët në protestë fushe arrez koncesioni miniera munalle minatorët në protestë

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Mars 2019, 19:21

Gazetari Armir Shkurti, ka denoncuar situatën skandaloze në të cilën ndodhet Urgjenca e QSUT-së, me një dyndje më të lartë sesa ka kapacitet ajo për të pritur p...