Art&Argëtim

“E përplasa fuqishëm”, Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti bëjnë aksident: Më ndodhi pas 10 vitesh në timon, fajin

24 Tetor 2019, 12:55 Nga DOSJA
“E përplasa fuqishëm”, Silva Gunbardhi dhe Dafi Derti

TIRANË- I ftuar në emisionin “Glamour Zone” në ‘Ora News’  këngëtari i njohur shqiptar Dafi Derti ka zbuluar se vetëm pak ditë më parë është aksidentuar sëbashku  me bashkëshorten e tij, këngëtaren Silva Gunbardhi.

Ndërkohë që moderatorja e emisionit, Ester Bylyku e ka pyetur rreth projekteve në muzikë, Dafi ka shpjeguar më shumë edhe rreth aksidentit të tij me Silvën.

Ester Bylyku: Zënka shumë jo, gjashtë vite bashkë po, xhelozi jo, për çfarë ziheni ju?

Dafi Derti: Ne zihemi gjithmonë kur unë i jap makinës. Jo më pak se pardje, fatkeqësisht përplasa makinën e Silvës. Dhe doli që pas gjashtë vitesh ajo ka të drejtë.

Ester Bylyku: Jo të vetën, të Silvës…

Dafi Derti: Dhe jo pak, por e përplasa fuqishëm. Nuk kishte të lënduar, ishte gabimi im. Ishte hera e parë që më ndodhi pas 10 vitesh në timon. Unë ia vë fajin telefonit. Kjo është arsyeja që ne zihemi gjithmonë dhe doli që Silva ka të drejtë”.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aksident dafi derti silva gunbardhi aksident dafi derti silva gunbardhi

Sondazh

Poll