Aktualitet

Rrjedhje gazi në një karburant pranë rrethrrotullimit të Shkozës, evakuuohen banorët, bllokohet rruga e urës

Rasti është shumë alarmant, pasi pranë karburantit ka shumë banesa.

30 Shtator 2023, 11:42 Nga A.B
Rrjedhje gazi në një karburant pranë rrethrrotullimit të
Foto ilustruese

TIRANË- Alarm pranë rrethrrotullimit të Shkozës. Raportohet se është çarë një tub gazi i karburantit në rrugën 'Sadik Petrela'. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.09.2023, rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, është çarë një tub gazi i karburantit. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses, dhe teknikët të cilët po punojnë për rregullimin e defektit.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar banorët dhe për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht rruga e urës së Shkozës dhe perimetri që ka rrezikshmëri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 /Dosja.al

rrjedhje gazi ne shkoze shkoze

Sondazh

Poll