Aktualitet

Ende AKTIV zjarri në zonën e mbrojtur të Pishporos! 'Në luftë' me flakët mbi 60 zjarrfikës, efektivë dhe zjarrfikëse

Që prej ditës së parë, zjarrfikësit kërkuan ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë, por helikopteri i Forcave të Armatosura ka defekt teknik.

30 Shtator 2023, 09:01 Nga A.B
Ende AKTIV zjarri në zonën e mbrojtur të Pishporos! 'Në
Zjarr

FIER- Vijon prej 4 ditësh zjarri në pyllin me pisha në zonën e mbrojtur të Pishporos. Në luftë me flakët janë mbi 60 zjarrfikës e efektivë të FA dhe 3 mjete zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Që prej ditës së parë, zjarrfikësit kërkuan ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit të vështirë, por helikopteri i Forcave të Armatosura ka defekt teknik.

Zjarri u riaktivizua mesditën e së mërkurës dhe vijon të jetë aktiv, 27 shator, pasi favorizohet nga era e fortë ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e mbrojtur të pyllëzuar me pisha.

zjarr ne fier

Sondazh

Poll