Aktualitet

Propozimi i ish-zv.ministres së Financave: Çmenduria e fishekzjarreve në orën 00:00 të marrë fund! Të ndalohen ose penalizohen

Ajo propozon që t'i kërkohet Këshillit Bashkiak të Tiranës të miratojë vendimin për ndalimin e tyre dhe penalizim për kundravajtësit.

30 Shtator 2023, 09:08 Nga A.B
Propozimi i ish-zv.ministres së Financave: Çmenduria e
Adriana Beberi

TIRANË- Një propozim për Këshillin Bashkiak të Tiranës, që lidhet me heqjen e fishekzjarreve në orën 00:00, ka ardhur nga Adriana Berberi, ish-zv ministre e Financave, aktualisht, anëtare e Komisionit të Konkurrencës. Përmes një reagimi të bërë në rrjetin social 'Facebook', ajo thotë se në Tiranë kjo ndodh çdo natë, duke e cilësuar si 'çmenduri. Ajo propozon që t'i kërkohet Këshillit Bashkiak të Tiranës të miratojë vendimin për ndalimin e tyre dhe penalizim për kundravajtësit.

REAGIMI:

Kjo çmenduria e fishekzjareve në oren 00 duhet të marr fund. Nuk e di a ndodh në qytete të tjera, por në Tiranë çdo natë.

Nëse dhe ju mendoni si unë, duhet ti kërkojmë Këshillit Bashkiak të Tiranës të miratojë vendimin për ndalimin e tyre dhe penalizim për kundravajtësit.

Propozimi i saj është pëlqyer dhe mbështetur nga shumë ndjekës në rrjetin social 'Facebook', që mesa duket ndajnë të njëjtin shqetësim./Dosja.al

adriana berberi

Sondazh

Poll