Aktualitet

Rrufeja godet tufën me bagëti në Gramsh, shpëton mrekullisht çobani, ngordhin 10 dhi

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Broshtan.

29 Shtator 2023, 20:57 Nga I.A
Rrufeja godet tufën me bagëti në Gramsh, shpëton mrekullisht
Foto Ilustruese

GRAMSH- Një rrufe ka goditur një tufë bagëtish në Gramsh, pasiditen e sotme. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Broshtan.

Rrufeja ka goditur tufën me dhi të çobanit Dëfrim Qyra. Nga goditja, më shumë se 10 dhi kanë ngordhur, teksa po kullosnin rrëzë malit të fshatit Broshtan. Por fatmirëisht, rrufeja nuk ka kapur 38-vjeçarin, i cili ndodhet në gjendje të mirë. 

dëfrim qyra gramsh

Sondazh

Poll