Aktualitet

Vrasja e Martin Bardhit, zbardhet dëshmia e Saimir Reçit: Nuk kam lidhje, kam fakte se ku kam qenë ditën e ngjarjes

Ndërkohë që për konfliktim e hershëm që ka paur me viktimën, Reçi u shpreh se ja ka lënë në dorë të drejtësisë.  

28 Shtator 2023, 21:54 Nga I.A
Vrasja e Martin Bardhit, zbardhet dëshmia e Saimir Reçit: Nuk kam
Martin Bardhi

RRËSHEN- Saimir Reçi, i dyshuari për vrasjen e Martin Bardhit në një lokal në Rrëshen ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. I pyetur nga policia, Reçi ka thseksuar se ka fakte përmes kamerave dhe dëshmitarëve që atë ditë kur ka ndodhur vrasja ka qenë në vend tjetër. Ndërkohë që për konfliktim e hershëm që ka paur me viktimën, Reçi u shpreh se ja ka lënë në dorë të drejtësisë.  

“Nuk kam lidhje me ngjarjen dhe mund ta verifikoni lehtësisht dhe përmes kamerave apo dëshmitarëve ku kam qenë ditën ku ka ndodhur vrasja. Konfliktin që kemi patur është referuar në polici dhe ja kemi lënë në dorë drejtësisë”, tha Reçi para policisë.

SI NDODHI NGJARJA NË RRËSHEN?

Martin Bardhi (Marku) u ekzekutua një ditë më parë në lokalin e tij që ndodhet në hyrje të spitalit të Rrëshenit, 50 metra përballë komisariatit të qytetit. Ilir Bardhoku, Olti Gjini, Indrit Bardhi ndodheshin të 3 të ulur në një tavolinë me Bardhin, kur në drejtim të tyre u qëllua me breshëri automatiku. Nga të shtënat mbeti i vrarë 59-vjeçari Bardhi, i cili sipas të gjitha të dhënave ishte dhe objektiv i këtij atentati.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:40 në lokalin e viktimës që ndodhet në qendër të Rrëshenit. Sa i përket autorëve, ata dyshohet se ishin 2 persona të maskuar, të cilët lëviznin me një fuoristradë që u gjet e djegur në fshatin Gëziq të Mirditës./Dosja.al

saimir reçi martin bardhi vritet martin bardhi

Sondazh

Poll